Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Paris, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée.
Gjatë ditës së sotme, Presidentja Osmani ka marrë pjesë në Forumin për Paqe.
Ndërkaq dje, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.