Presidentja Osmani: Masakra e 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës thirrje për drejtësi për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.
Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson, në një vizitë pune me qëllim të avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.
Presidentja Osmani u prit në takim nga kryeministrja e Islandës, Katrín Jakobsdóttir

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Rejkjavik, është pritur nga kryeministrja e Islandës, Katrín Jakobsdóttir.
Presidentja Osmani në vizitë pune në Islandë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Rejkjavik të Islandës, ku do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir. Kjo është vizita e parë dypalëshe e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe vendit tonë. Në këtë vizitë pune njëditore, temat e diskutimit të Presidentes do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.
Learta Hollaj është emëruar zëvendësshefe e stafit të kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar znj. Learta Hollaj, zëvendësshefe të stafit të kabinetit të Presidentes. Znj. Hollaj ka qenë fillimisht e angazhuar si këshilltare kryesore për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet. Ajo ka mbuluar portfolion e energjisë, politikave mjedisore e zhvillimore, politikën e jashtme, si dhe projekteve e iniciativave në fushën e barazisë gjinore duke promovuar vazhdimisht partneritetin dhe bashkëpunimin me akterë relevant në fushat përkatëse. Znj. Learta Hollaj ka udhëhequr organizimin e edicionit të parë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa aktualisht poashtu udhëheq punën në një prej tri shtyllave të zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci e cila fokusohet në avancimin e të drejtave të njeriut përmes promovimit të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Znj. Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Znj. Hollaj studimet bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova, ndërsa studimet në nivelin master i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Znj. Hollaj merr rolin nga Artan Murati i cili ka mbajtur këtë pozitë deri më tani. Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Presidentja poashtu ka theksuar se do të vazhdojë punën e shkëlqyer me znj. Hollaj për t’i arritur objektivat e Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Kabinetit.
Presidentja: 26 vjet më parë që prej se lajmëtarët e lirisë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e fituan përjetësinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, sot në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Presidentja Osmani uron presidentin e ri të Çekisë, Petr Pavel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të ri çek, Petr Pavel, i cili u zgjodh president i ri i Republikës Çeke.
Presidentja Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.
Presidentja Osmani priti në takim Grupin e Miqësisë Austri- Kosovë të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl dhe në përbërje të të cilit ishin edhe zyrtarë të lartë austriak dhe afaristë.