Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të think-tankut Friends of Europe me seli në Bruksel, i cili promovon politikat për një Evropë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të barabartë.
Në takim, Presidentja Osmani u informua mbi programin e Friends of Europe për fuqizimin ekonomik të grave, në kuadër të së cilit po punojnë intensivisht me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës. Ky program, ka për synim krijimin e një sistemi të ri të politikbërjes që fuqizon gratë dhe vajzat.
Presidentja Osmani përgëzoi përfaqësuesit e think-tankut për programin e tyre duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në këtë drejtim dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.