Presidentja Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme. Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e partisë Alternativa, z. Afrim Gashi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi, deputetë të këtij subjekti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Safije Shahini Sadiki dhe Hysni Ismaili, si dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Admirim Haliti.

This site is registered on wpml.org as a development site.