Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Urdhri i Lirisë, veprimtarit të njohur të mërgatës shqiptare të Amerikës, z. Xhim Xhema

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim një delegacion shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i diasporës shqiptare të Amerikës, z. Xhim Xhema, të cilit ia ka dorëzuar medaljen Urdhri i Lirisë, të dhënë me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian, të kryesuar nga Jorida Tabaku.
Presidentja: Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi.
Presidentja Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës

I nderuar Kryeministër, Kurti, I nderuar ministër Sveçla, I nderuar U.D. i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Hoti, Të nderuar kadetë, Përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, Shumë të dashura familje të kadetëve që po festoni sot këtë sukses të jashtëzakonshëm të familjarëve tuaj, Të nderuar të pranishëm, Sot është një ditë krenarie për të gjithë ne! Jam e nderuar që ndodhem para jush në këtë ceremoni diplomimi të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës. Të nderuar kadetë, Ne sot festojmë suksesin tuaj, teksa ju betoheni si pjesëtarë të ri të Policisë së Republikës së Kosovës. Dua t’ju shprehë mirëseardhje në këtë rrugëtim të ri në shërbim dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo cep të saj pa asnjë dallim. Faleminderit për vendimin tuaj për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve tanë e suksese në rrugëtimin tuaj fisnik. Policia buron nga qytetarët dhe gjithnjë është në shërbim të qytetarëve. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon guxim, disiplinë,vullnet dhe përkushtim për rend dhe ligj. Ndërsa niseni në këtë rrugëtim, dua t’ju kujtoj vlerat themelore të forcës sonë policore: integriteti, profesionalizmi, respekti dhe paanshmëria. Si oficer policie, ju duhet të veproni gjithnjë në përputhje me këto vlera dhe duhet të jeni të përkushtuar për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia, bindjet apo rrethanat. Si policë, nga ju pritet që të jeni qytetarë model të Republikës së Kosovës të cilët përkujdesen ta zbatojnë ligjin, ta luftojnë krimin, ta ruajnë rendin dhe të shërbejnë si kujdestarë të sigurisë publike. Ju jeni ata që betoheni dhe garantoni se të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, do të ndihen të sigurt dhe që secili prej tyre do të trajtohet me dinjitet dhe me respekt. Të nderuar të pranishëm, Sot është një ditë fantastike për të festuar punën dhe angazhimin e pashoq të Policisë së Kosovës, e cila ndër vite mbetet një ndër institucionet më të besueshme nga qytetarët tanë. Sot, Policisë sonë e cila është sinonim i një force multietnike, profesionale që përbëhet nga gra e burra nga të gjitha komunitetet nga i gjithë territori i Kosovës, po i bashkëngjiten edhe 433 kadetë të gjeneratës së re. Në mesin e të diplomuarve janë edhe 17 serbë, 5 boshnjakë, 2 goranë, 1 turk dhe 1 rom. Në mesin e këtyre kadetëve, janë 53 vajza e gra. 53 gra të guximshme, të disiplinuara e të përkushtuara për t’i shërbyer vendit të tyre. Ju nga sot mbani përgjegjësi të dyfishtë: së pari të dashura vajza do t’i shërbeni vendit dhe qytetarëve tuaj me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë, e njëkohësisht, do të shndërroheni në model dhe inspirim për shumë vajza e gra të tjera të cilat do të ndjekin rrugën tuaj në vitet në vijim. Kjo pjesëmarrje e grave në polici reflekton po ashtu angazhimin e përbashkët e serioz që të rritet numri i grave në radhët e Policisë së Kosovës, me ç’rast dua të përgëzoj edhe drejtuesit dhe gjithë shërbimin policor për angazhimin e tyre. E tani është koha natyrisht që gratë të jenë edhe në krye të detyrave e funksioneve më të larta. Besoj fuqishëm se pjesëmarrja e grave në polici, por edhe në të gjitha strukturat e sigurisë, është një investim i nevojshëm dhe i duhur në siguri të shtuar për të gjithë shoqërinë, e gjithë shtetit tonë. Përmes Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në tetorin e vitit e kaluar në Prishtinë, jemi munduar që të përçojmë pikërisht këto mesazhe. Sepse, sa më shumë vajza e gra në pozita vendimmarrëse përfshirë edhe në Polici, aq më shumë siguri do të ketë për qytetarët tanë e për shtetin tonë. E sot, duke ju parë juve, dua edhe njëherë të inkurajoj Policinë e Kosovës të angazhohet vazhdimisht jo vetëm drejt rritjes së numrit të vajzave e grave në uniformë, por mbi të gjitha për avancimin e tyre në Policinë e Kosovës në pozita mbikëqyrëse, vendimmarrëse dhe udhëheqëse. Diversiteti gjinor dhe etnik në Policinë e Kosovës është pasqyrim i shtetit tonë dhe reflektim i një mjedisi të sigurt, të cilin e meritojnë familjet, lagjet, komunat dhe e gjithë Republika jonë. Gjersa flasim për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të punuar gjithnjë e më mirë e me profesionalizëm të shuar, dua të flas edhe për një kapitull të rëndësishëm të punës suaj. Policia e Kosovës prej dy dekadash ka treguar shkallë të lartë të profesionalizmit duke marrë pjesë në operacione rajonale e ndërkombëtare, sikurse edhe duke bashkëpunuar në mënyrë bilaterale e multilaterale me partnerë të shumtë, ndaj Republika jonë ka dëshmuar se i përmbushë të gjitha kriteret e për t’u bërë pjesë e organizatës ndërkombëtare INTERPOL, si dhe shumë e shumë organizmave të tjerë rajonal e ndërkombëtarë. Prandaj, do të vazhdojmë që kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare nga miqtë e aleatët tanë që sa më parë edhe shteti ynë nëpërmjet Policisë sonë të jap kontributin në këto organizata. Të nderuar kadetë, Ju duhet të jeni krenarë me uniformën që keni veshur, të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se përpara keni edhe sfida të shumta që duhen adresuar. Ju takon secilit në mënyrën e vetë, të punoni për një shoqëri të sigurt, të barabartë e të drejtë. Kam besimin e fuqishëm se do t’i qaseni detyrave tuaja me seriozitet, mendje të hapur e përkushtim ndaj shërbimit me nder, respekt dhe llogaridhënie. Ju nuk e përfaqësoni vetëm veten tuaj, por edhe gjithë Policinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe shtetin e Kosovës! Keni punuar fort për t’u përgatitur për t’i përballuar sfidat e punës me të cilën jeni ngarkuar. Nga ju do të kërkohet të merrni vendime të vështira, ta zbatoni ligjin, e madje edhe ta vini në rrezik sigurinë tuaj për t’i mbrojtur të tjerët. Ky, natyrisht është detyrimi juaj i shenjtë, ky është misioni juaj, ndaj besoj se ju tashmë jeni të përgatitur për punën që ju pret. Kam bindjen e fuqishme që secili nga ju është i gatshëm ta bëjë këtë veprim, sa herë që të jetë nevoja. Mbrojtja e kufijve të

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Szunyog dhe një ekip të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, si dhe një ekip të zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.
Presidentja Osmani vizitoi komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.