Fjalimi i Presidentes Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Më lejoni që fillimisht të falënderoj Filarmoninë e Kosovës për këtë minikoncert të mrekullueshëm në fillim të kësaj Seance, dhe po ashtu të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj që na ka nderuar me prezencën e tij. Z. President, Z. Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, Z. Kryeministër Kurti, Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të kabinetit qeveritar, Shumë të nderuar deputetë, përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Të nderuar shkëlqesi ambasadorë, Të nderuar përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteranë të luftës, Përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Shumë të dashur qytetarë të Republikës! Jam e nderuar që sot, në ditëlindjen e pesëmbëdhjetë të Republikës sonë, të mund t’ju drejtohem nga foltorja e Kuvendit të Republikës, institucionit që bart peshën e jetës plurale dhe demokratike në vendin tonë. Prandaj, duke bartur në kujtesë këtë akt sublim të shpalljes së shtetit të pavarur të Kosovës, më lejoni ta përgëzoj secilin qytetar të vendit tonë për kontributin në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët; ta kujtojmë sakrificën e pashembullt dhe qëndresën e pareshtur të brezave, e cila i parapriu jetësimit të ëndrrës për liri e demokraci; ta kujtojmë prijatarin e shtetësisë sonë, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, i cili e siguroi respektin e gjithë botës demokratike; t’i kujtojmë bijtë e bijat tona, të cilët, të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit, komandantin historik të kësaj ushtrie, Adem Jasharin, i cili i priu rezistencës për liri; t’i kujtojmë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të Kosovës, të cilët përgjatë këtyre 15 vjetëve kontribuuan në ndërtimin e jetës demokratike në vend, por edhe në paqen e përgjithshme, të kujtojmë po ashtu kontributin e ushtarëve e policisë sonë, përfshirë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët, përderisa ne sot po festojmë 15 vjetorin e shtetit tonë, ata po luftojnë për shpëtimin e jetëve nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik i cili e goditi Turqinë dhe Sirinë, ditë më parë. Por, sot i rikujtojmë e u falënderohemi edhe miqve tanë, aleatëve tanë, të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë, të cilët kanë qenë së bashku me ne përherë, kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë, kur u çliruam dhe filluam jetën demokratike në tokën e lirë, në vendin e lirë e të dashur tonin. Ata janë këtu edhe sot, partnerë të besueshëm e të qëndrueshëm, me të cilët bashkërisht ne po e ndërtojmë të ardhmen tonë, si partnerë të besueshëm e ndërveprues. Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë të vendit tonë! Në këto 15 vjet Kosova është zhvilluar e forcuar si shtet i ri; ajo ka dëshmuar kulturë demokratike në organizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve, i ka ndërtuar e zhvilluar kapacitetet e saj shtetërore dhe ka krijuar bazë solide për funksionim të mëtejshëm. Institucionet tona po forcohen dita-ditës e kjo është e arritur e madhe e qytetarëve tanë. Sfidat, sigurisht, kanë qenë të pranishme, por i kemi tejkaluar me urti, duke qenë të përkushtuar për shtet të mirëfilltë e partneritet të qëndrueshëm me aleatët tanë. Këto sfida ndonjëherë na kanë bërë të përplasemi së brendshmi, ngaqë pikëpamjet tona kanë qenë të ndryshme, sikur është e nënkuptueshme për shoqëritë demokratike. Por, gjithsesi, na kanë bërë edhe më të fortë. Kanë dëshmuar aftësinë tonë për të qenë të qëndrueshëm karshi tyre e për ta zhvilluar më tej jetën tonë demokratike. Këto sfida janë të pranishme edhe sot, kur Kosova, falë përcaktimit të saj të hershëm, po përpiqet që të fuqizojë edhe më tej pozitën e saj ndërkombëtare drejt integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Sigurisht, Kosova nuk mund të jetë ishull i izoluar karshi sfidave e kërcënimeve që e kanë sfiduar gjithë kontinentin tonë dhe botën demokratike. Por, ajo nuk mund t’i injorojë edhe kërcënimet e sigurisë ndaj saj, të cilat vijnë si rrjedhojë e përpjekjeve për ta minuar shtetësinë tonë. Sot e kësaj dite, forca destruktive provojnë ta cenojnë shtetësinë tonë. Ato provojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre, duke përdorur përpjekjen për ta thyer unitetin tonë historik karshi çështjeve madhore. Por, ne nuk duhet të lejojmë që shoqëria jonë të polarizohet karshi sfidave të tilla. Në përballje me Serbinë, duhet dhe do të jemi një. Si gjithnjë, ne duhet të reflektojmë maturi, të bashkëndjejmë e të bashkëveprojmë karshi këtyre sfidave. Forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i gjithsecilit: i institucioneve, i gjithë spektrit politik e i secilit qytetar, pa dallime, ashtu siç ishte edhe liria jonë e pavarësia e Kosovës ëndërr dhe mision i shumë brezave dhe gjeneratave para nesh. Prandaj, pavarësisht dallimeve në pikëpamje, ide dhe platforma politike, spektri politik i vendit, do të jetë i bashkuar përballë të gjithë atyre që përpiqen të minojnë shtetin tonë, apo të pengojnë përparimin e tij. Ashtu siç kemi qenë të bashkuar gjithmonë dhe kurdoherë që e ka kërkuar interesi madhor i vendit tonë. Beteja për fuqizim ndërkombëtar, për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, e rruga drejt integrimit euro-atlantik, kërkon bashkëveprim të plotë me shtetet mike e aleate, tepër të rëndësishme historikisht për secilin proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova jonë. Siç e kemi kurorëzuar lirinë me ndihmën e tyre, njësoj shpresojmë ta përmbyllim edhe procesin e integrimit në familjen evropiane dhe të anëtarësimit në NATO po me ndihmën e tyre. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, ndaj është e domosdoshme që vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike, sa më parë të anëtarësohen në NATO dhe BE, si masë parandaluese kundrejt cenimit politik, ushtarak e ekonomik të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon. Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, një epilog që e kemi thënë gjithsecili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe Presidenti Biden në letrën e tij drejtuar mua si Presidente e vendit dje, e ajo është njohja reciproke. Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridik e sovraniteti jonë janë të panegociueshme. Të nderuar deputetë! Përvjetorët si ky janë mundësi e mirë për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë të

Fjalimi i Presidentes Osmani në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës me rastin e 15- vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës

Shumë të dashur qytetarë të Republikës sonë, ju faleminderit që çdo ditë i bëni nder Kosovës, dhe çdo ditë e lartësoni flamurin e Republikës sonë, I nderuar president i Shqipërisë, E nderuar zëvendës presidente e Bullgarisë, I nderuar Kryetar i Kuvendit Konjufca, I nderuar Kryeministër Kurti, I nderuar komandant i FSK-së, Të nderuar shkëlqesi ambasadorë, Të nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së, Zonja dhe zotërinj, Sot jemi mbledhur për të festuar një vit tjetër pavarësie, një vit tjetër lirie dhe një vit tjetër përparimi. Në 15-vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, Republikës së Kosovës, kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e të gjithë atyre që luftuan trimërisht e ranë heroikisht për ta siguruar lirinë tonë dhe për ta bërë të mundshme një Kosovë demokratike ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Jo rastësisht, trupat e ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës do të parakalojnë sot në tri sheshe emblematike, të cilat përmbledhin dhe gërshetojnë një pjesë të madhe të historisë sonë. Do të fillojnë nga sheshi “Ibrahim Rugova”, do të vazhdojnë nëpër sheshin “Nëna Terezë”, e do të kthehen këtu tek sheshi “Zahir Pajaziti”, e pas nderimit ndaj 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, kuadratet e tyre do të kthehen në kazermën, e cila mban emrin e ikonës së luftës sonë çlirimtare, komandantit legjendar Adem Jashari. Vajzat dhe djemtë e Ushtrisë dhe Policisë sonë, në këtë ditë feste, do të marshojnë nga sheshi pra që mbanë emrin e arkitektit të shtetit të Kosovës, atit themeltar, presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, i cili edhe tani po na shikon nga atje, duke u ndier jam e bindur krenare me sukseset e shtetit tonë. Republika jonë mbanë vulën e sakrificës së tre mijë dëshmorëve të UÇK-së të cilët u udhëhoqën nga komandanti legjendar Adem Jashari. Liria, pavarësia dhe shteti ynë janë testamenti i tij dhe i shumë brezave, ndaj përulemi me respekt para tyre! Kuadratet e ushtrisë, të cilat sot parakalojnë para nesh së bashku me Policinë e Kosovës janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re dhe ndërlidhja e dy periudhave historike, të cilat i dhanë udhë lirisë sonë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Sikurse ushtria jonë që dëshmohet e na bën krenarë çdoherë, edhe Policia e Kosovës, e cila së fundi u përballë me angazhim të shtuar nga zhvillimet në veri të vendit ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin, por mbi të gjitha për ta ruajtur sovranitetin në çdo cep të Republikës së Kosovës. Këta vajza e djem, janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kthyen dhe mbrojtën dinjitetin e popullit tonë. Prandaj, faleminderit secilit veç e veç! Por, sot, sot një falënderim i madh shkon edhe për miqtë tanë, në radhë të parë faleminderit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatët tanë të përjetshëm, faleminderit për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s si dhe shtetet e tjera mike anekënd botës, të cilat duke mbështetur të drejtën tonë për të jetuar të lirë, u vendosën në anën e duhur të historisë. Forca jonë është profesionale dhe e gatshme kurdo në mbrojtjen e sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë, andaj sot së bashku me ju qytetarë të nderuar do të kemi mundësinë që ushtrisë sonë e Policisë sonë t’i themi së bashku faleminderit gjatë këtij parakalimi. Si shoqëri dhe si shtet i detyrohemi ushtarëve tanë e policisë sonë si dhe sakrificës së tyre. Ata janë mishërim i vetëmohimit dhe i shërbimit. E pavarësia jonë nuk është vetëm çlirim nga robëria, por edhe përpjekje e çdoditshme e jona për një shoqëri të bazuar në drejtësi, barazi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët pa dallim. Prandaj, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tonë dhe brezat që do të vijnë. Periudha në të cilën po kalon shteti ynë, në këtë kohë të sfidave dhe kërcënimeve globale, shton nevojën e bashkimit tonë në një front, në të mirë të Republikës. Sepse, vetëm kur jemi bashkë jemi të suksesshëm. Republika jonë është e shenjtë dhe ne duhet ta trajtojmë dhe ta ruajmë si të tillë. Republika e Kosovës është e përjetshme, siç do të jenë të vazhdueshme edhe përpjekjet tona për ta fuqizuar atë dhe për të vazhduar për t`u ndje krenarë me shtetin, i cili është interesi ynë mbi secilin interes tjetër.

Presidentja Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me Zotërinë e Parë të Kosovës Prindon Sadriu, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti si dhe me zëvendëskryeministra dhe ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës. “Republika e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.