DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mori pjesë në iftarin e shtruar nga kryekuvendari Glauk Konjufca për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Bashkë me krerët e BIK-ut mora pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Kuvendit, z.Konjufca. U mblodhëm bashkë, siç e do fryma e këtij muaji, esenca e të cilit është forcimi i lidhjeve familjare dhe shoqërore. Solidariteti mirëkuptimi, dashuria dhe mëshira qofshin përherë prezentë në familjet tona”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.