24-vjet më parë, Lagjja e Kovaçëve në Mitrovicë ka përjetuar ditën e tmerrshme, kur forcat paramilitare serbe masakruan 31 banorë të kësaj lagjeje.
Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, u masakruan në lagjen e tyre, ndaj do të kujtohen përherë.
Bashkë me kujtimin për ta nuk do të ndalojë asnjëherë as përpjekja për vënien e autorëve para drejtësisë.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 31 të masakruarit në lagjen e Kovaçëve!