DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Kalabri të Italisë, me ftesë të arbëreshëve të këtij rajoni.

Presidentja Osmani ka thënë se identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.

“Identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare. Prandaj, ruajtja e tij është jetike për gjithë kombin tonë. ‘Festa e Valleve’ sot në komunat arbëreshe Çift dhe Frasnitë, është dëshmi e ruajtjes së këtyre traditave shekullore”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.