Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përberë nga përfaqësues të komunitetit rom në Kuvend, Qeveri si dhe shoqëri civile, të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi.
Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, angazhimin dhe rolin e tyre në procesin e shtetndërtimit në vendin tonë. Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për rritje të bashkëpunimit dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom, përfshirë mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës rome.
Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive e Romengo
Urime 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve