presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.

Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm.

Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.