presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja në Ditën Botërore të Autizmit: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Dita Botërore e Autizmit është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Dita Botërore e Autizmit është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën.

Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.