Presidentja Osmani: Të vazhdojmë të qëndrojmë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit, sot dhe çdo ditë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani: Le të njohim dhe mbështesim talentin e grave dhe vajzave tona përderisa ato vazhdojnë të thyejnë barrierat dhe të bëjnë bujë në sport dhe më gjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në lansimin e projektit të UEFA Foundation for Children, I cili organizohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, e që u kushtohet futbollisteve vajza, projekt ky që ka filluar të zbatohet në të gjitha komunat e Kosovës, me vajzat e moshës 5 deri 21-vjeçare. “E emocionuar për fillimin e projektit të UEFA Foundation, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, për fuqizimin e grave dhe vajzave në futbollin Kosovar. Le të njohim dhe mbështesim talentin e grave dhe vajzave tona përderisa ato vazhdojnë të thyejnë barrierat dhe të bëjnë bujë në sport dhe më gjerë!”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të SHBA-ve, të prirë nga gjeneralmajor Benjamin J.Correl, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes.
Presidentja Osmani ngushëllon familjen Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha me rastin e ndarjes nga jeta të piktorit të shquar dhe veprimtarit të dalluar, Daut Berisha.
Presidentja Osmani zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të nivelit master në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me 95 studentë të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit, të cilët në kuadër të studimeve të tyre, po qëndrojnë për disa ditë në vizitë studimore në Kosovë.
Presidentja Osmani ia dorëzoi kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, gjatë ditës së djeshme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Pritja me nderime ushtarake e Presidentes Osmani në Kuirinale nga Presidenti Mattarella
Presidentja Osmani u prit nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të vizitës në Vatikan, u prit nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti italian, Sergio Mattarella

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Pallatin Kuirinale me nderime ushtarake nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.