Fjalimi i dytë i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbajtur në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.
Në seancë plenare, Presidentja Osmani ishte folëse krahas liderëve botërorë: presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.