Urimi i Presidentes Osmani për Pashkët

Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!
Presidentja Osmani ka uruar komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke kujtuar kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit rom në Kosovë dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të komunitetit rom në Republikën e Kosovës, ndërsa ka theksuar se kjo ditë shërben si rikujtim i përpjekjeve tona përbashkëta për të vazhduar avancimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes për të gjithë,” ka shprehur Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përberë nga përfaqësues të komunitetit rom në Kuvend, Qeveri si dhe shoqëri civile, të kryesuar nga deputeti Ergjan Galushi. Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, angazhimin dhe rolin e tyre në procesin e shtetndërtimit në vendin tonë. Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për rritje të bashkëpunimit dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom, përfshirë mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës rome. Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive e Romengo Urime 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve
Presidentja Osmani dekretoi 29 gjyqtarë me mandat fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 29 gjyqtarë. Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”. Presidentja Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani mbi 15 vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në konferencën e Grupit për Ballkan (BPRG)

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Zonja kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Ambasador Grondahl, I nderuar profesor Kuçi, Të nderuara profesoresha e profesorë kolegë, Përfaqësues të shoqërisë civile, Është kënaqësi t’ju drejtohem sot në këtë forum profesionistësh për t’i paraprirë kështu shënimit të ditës së Kushtetutës sonë si udhërrëfyesi kryesor i jetës institucionale publike. Në pesëmbëdhjetë vjetorin e Kushtetutës sonë, përveç urimeve më të mira për të gjithë ata që ndihmuan në hartimin e Kushtetutës, por edhe zbatimin e çdoditshëm të saj, na duhet edhe të reflektojmë mbi atë se a përbën kjo Kushtetutë bazë të mirë për ecjen tutje të vendit tonë dhe mbi atë se si ta maksimalizojmë funksionalitetin e saj për nevojat e shoqërisë sonë sot. Nën këtë reflektim, është e rëndësishme që së pari të ritheksojmë rëndësinë e nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive që garanton kjo Kushtetutë. Me shumë krenari e them gjithmonë se jemi ndër vendet e pakta, nëse jo të vetmet, që kanë një nivel të këtillë të garantimit të të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, por edhe të qytetarëve në përgjithësi. Këto të drejta dhe liri, janë thelbi i vlerave tona shoqërore dhe si të tilla duhet të mbesin të paprekura nga kushdo. Është po kaq e rëndësishme të ritheksohet fakti se këto të drejta nuk kanë mbetur vetëm deklarative e të shkruara në Kushtetutë, por vërehet qartë se institucionet tona përpiqen çdo ditë që t’i zbatojnë ato, e qytetarët luftojnë për to çdo ditë. Në një botë ideale, do të prisnim që të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve të zbatohen e të respektohen natyrshëm nga të gjithë. Megjithatë, në realitet, është me rëndësi që edhe në rastet kur ka kërcënim ndaj këtyre të drejtave, institucionet e vendit të reagojnë në mënyrën më të mirë, më efikase të mundshme, me masat e duhura gjithnjë në mbrojtje të këtyre të drejtave. Për këtë arsye, kam bërë thirrje të vazhdueshme për përmirësime në reagime të institucioneve ligjzbatuese sidomos në rastet të dhunës në familje dhe dhunës kundër grave. Gjatë kësaj periudhe të mandatit tim, kam propozuar e shtyrë përpara masa të ndryshme që të përmirësohet reagimi i institucioneve tona në këtë drejtim. Përderisa punojmë që këto sfida t’i adresojmë çdo ditë, duhet të motivohemi nga përparimet që ka bërë vendi ynë së voni në drejtim të garantimit të sundimit të ligjit. Jemi vendi me vlerësimet më të larta në rajon, në vlerësimet e World Justice Project, në kuadër të të cilit vlerësohen jo vetëm korniza ligjore e vendit tone, por edhe korniza institucionale dhe zbatimi i standardeve në praktikë. Një armë shumë e fortë e Kushtetutës sonë është gjithashtu korniza institucionale që ajo parasheh, si dhe parakushtin kryesor që ajo kornizë e ka që të funksionojë si duhet: ndarja e pushteteve si dhe barazpesha midis tyre. Është pikërisht kjo ndarje e pushteteve dhe barazpesha midis tyre ajo që do të sigurojë që vendi ynë të ecë përpara duke e mundësuar zbatimin edhe të pjesëve të tjera të Kushtetutës, duke u nisur nga Kapitulli II mbi të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë. Janë pikërisht këto institucione ato të cilat duhet të vihen në lëvizje vetë për të siguruar se çdo shkronjë e kësaj Kushtetute respektohet edhe atëherë kur duhet ta korrigjojnë praktikën e njëri-tjetrit. Kushtetuta jonë është tejet unike edhe në faktin se i mveshë Presidentes së Republikës një detyrë tejet të rëndësishme; një detyrë substanciale: atë për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve që parashihen në këtë Kushtetutë. Kjo është një nga detyrat më të mëdha që i ka institucioni i Presidentit. Gjatë këtyre dy viteve të mandatit, jam udhëhequr çdo ditë nga ky parim edhe gjatë ushtrimit të kompetencave të tjera, si ato në fushën e drejtësisë, të sigurisë, të politikës së jashtme dhe fusha të tjera. Në anën tjetër, nga vështrimi akademik, jam e bindur se vendit tonë i duhen edhe shumë vite të tjera të ushtrimit të kësaj kompetence për të kuptuar më mirë përmbajtjen e thellë të saj dhe efektin që ajo ka në formësimin e rolit të Presidentes në rregullimin e jetës institucionale, dhe po ashtu shpeshherë edhe në parandalimin e dëmeve të pariaprueshme që mund t’i ndodhin vendit në qoftë se nuk ushtrohet ajo si duhet. Kjo nënkupton në shumë raste parandalimin e dëmeve që do të dëmtonin edhe institucione të tjera dhe besimin qytetarë në to. Unë jam e lumtur që në këtë përvjetor të Kushtetutës po diskutohet mes profesionistësh për atë se çfarë mund të bëjë më shumë Kushtetuta jonë për vendin tonë. Gjatë këtyre 15 viteve, Kushtetua jonë ka pësuar shumë ndryshime, veçanërisht në kuadër të obligimeve ndërkombëtare të vendit tonë, në kornizën institucionale, si dhe mënyrën se si ato kanë ndërvepruar në të kaluarën. Kemi nisur historinë e saj me institucione ndërkombëtare që mbikëqyrnin pavarësinë e institucioneve tona, e të cilat u larguan me vendim të vendit tonë. Kushtetuta jonë pësoi edhe ndryshime të tjera atëherë kur shoqëria jonë i konsideroi ato të rëndësishme, dhe besoj që kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen, gjithmonë për t’i shërbyer sa më shumë e sa më mirë nevojave të përditshme të shoqërisë. Në kohën që po flasim, para Gjykatës Kushtetuese janë në vlerësim edhe amendamentet për vetingun, si proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për të garantuar që institucionet tona të drejtësisë të jenë të udhëhequra nga profesionistë me integritet të lartë. Ndryshime të këtilla, besoj, vetëm sa do të ndihmojnë Kushtetutën tonë që t’i rezistojë kohës, duke ecur në një hap me të dhe kërkesat e saj, e mbi të gjitha siç e përmenda më herët për të rritur besimin qytetar në institucionet e drejtësisë. Përpara se ta përmbyll, nuk mund të mos flas edhe për rëndësinë e etikës, në zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës sonë. Dua të theksoj se ligjet – në këtë rast edhe vet Kushtetuta si akti më i lartë juridik i vendit tonë- marrin kuptim të plotë atëherë kur i shërbejnë përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme e avancimit të të drejtave individuale si
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Këshilli Atlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion nga Qendra për Evropë e Këshillit Atlantik (Atlantic Council) të udhëhequr nga Jörn Fleck, drejtor i lartë. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, hapat e mëtejmë në integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, dialogun me Serbinë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Këshillin Atlantik. Duke folur për zhvillimet aktuale gjeopolitik në Evropë, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa tha se integrimi i plotë i Kosovës në institucionet euroatlantike bashkë me shtete tjera demokratike të rajonit është jetik për të arritur këtë qëllim. Tutje, Presidentja foli për rolin konstruktiv dhe qasjen proaktive të Kosovës në dialogun me Serbinë, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë dhe partnerë ndërkombëtarë. Presidentja ka ritheksuar rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së funksionalitetit të shtetit në çdo hap. Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për forcimin e partneritetit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe thellimin e bashkëpunimit me programe të ndryshme të Këshillit Atlantik.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.
Intervista e Presidentes së Republikës për gazeten “die Presse”, e datës 1 prill 2023

Artikulli i plotë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kritikon ministrin e Jashtëm të Serbisë Daçiq, flet për sukseset dhe vijat e kuqe në bisedimet me Beogradin dhe paralajmëron për përpjekjet e Moskës për destabilizim. Die Presse: Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. A do t’i afrojë këto dy vendet? Vjosa Osmani-Sadriu: Jo më afër njëri-tjetrit, por më afër BE-së. Suksesi në procesin e udhëhequr nga BE-ja do të sjellë më shumë stabilitet në rajon. Marrëveshja trajton Kosovën dhe Serbinë si palë kontraktuese të barabartë për herë të parë. Përmes saj e njeh integritetin tonë territorial në përputhje me Kartën e OKB-së dhe siguron njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore. Më e rëndësishmja, në marrëveshje thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së fundmi në Vjenë se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Neni 4 aty e bën të qartë se Serbia nuk do ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, ne e dimë se kush është pengesa e vërtetë: nuk është Serbia, është Rusia. Mund të shkaktojë probleme me pranimin e Kosovës në OKB. Me kalimin e kohës do ta zgjidhim edhe atë. Aktualisht prioritetet tona janë anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në organizata si Këshilli i Evropës dhe sigurisht integrimi në BE. Daçiq ka thënë në Vjenë se Kosova duhet së pari të zbatojë marrëveshjen e vjetër për krijimin e asociacionit të komunave serbe. Vetëm atëherë Beogradi do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në zbatimin e planit të normalizimit. Një plan i tillë nuk është i përfshirë në marrëveshjen që kemi arritur me Beogradin. Por nuk mendoj se shumë njerëz në bashkësinë ndërkombëtare e marrin seriozisht zotëri Daçiq dhe atë që ai bën. Ai tashmë në karrierën e tij politike ka treguar se ndryshon çdo ditë pozicione. Pse Kosova nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e asociacionit serb të komunave? Cili është problemi? Vjosa Osmani-Sadriu: Problemi kryesor është Serbia. Për shembull, nëse Austria do ta kërkonte një shoqatë të veçantë për austriakët në Kosovë, ne nuk do të shqetësoheshim aq. Austria e njohu Kosovën si shtet. Nuk është qëllimi i Austrisë ta minojë pavarësinë tonë. Serbia nuk dëshiron të zgjerohen të drejtat për serbët në Kosovë. Përkundrazi, ajo përdorë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës për t`i kërcënuar serbët që jetojnë atje. Ata thjesht duan ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet, siç bënë me Republikën Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Ata duan një Milorad Dodik të dytë (President i Republikës Srpska) në Kosovë. Dhe si mund të zgjidhet kjo? Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse Kosova zbaton dokumentet për të cilat është zotuar, do të kujdeset të veprojë në përputhje me kushtetutën. Ato gjithashtu përmendin multietnicitetin. Një bashkim i komuniteteve serbe gjithashtu do të duhej të respektonte të drejtat e grupeve të tjera etnike që jetojnë atje. Ne kemi një vijë të kuqe të qartë: nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive për një strukturë paralele administrative serbe. Por në të njëjtën kohë, natyrisht, ne do t`i zbatojmë të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicave sipas standardeve evropiane. Kjo duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes, siç është njohja e simboleve kombëtare. Serbia ka treguar se nuk dëshiron ta zbatojë këtë. Ne presim që edhe nëse Serbia e bllokon këtë, partnerët tanë do të mbështesin integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Si duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë? Vjosa Osmani-Sadriu: Edhe nëse nuk mund të diskutojmë për momentin për shkak të mosmarrëveshjeve, në takimin e radhës në prill duhet të merremi kryesisht me personat e zhdukur në luftë. Si presidente e Kosovës, jam e përkushtuar që këtë ta bëj prioritet të dialogut. Na duhet një marrëveshje me të cilën Serbia i hapë arkivat e saj për ta shpjeguar ku janë të zhdukurit me dhunë. Bëhet fjalë për më shumë se 1600 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Çfarë ndikimi ka lufta në Ukrainë në Kosovë dhe rajon në tërësi? Vjosa Osmani-Sadriu: Rusia ka një ndikim negativ në rajon, të cilin po përpiqet ta destabilizojë me ndihmën e aleatit të saj, Serbisë. Sa herë që ka një krizë në Ballkan, ne duhet ta shohim pamjen më të gjerë: pretendimet e Rusisë për hegjemoninë mbi Evropën. Duhet të kemi shumë kujdes që ky ndikim i dëmshëm të mos përhapet. Kosova aspiron të jetë në anën e duhur të historisë, jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht. Ne mbështesim Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Rusia do të përpiqet ta destabilizojë Kosovën me ndihmën e Serbisë. A po bën BE-ja mjaftueshëm për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan? Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse ka një vakum pushteti diku, Rusia dhe Kina do të përfitojnë prej tij. Kosova nuk e lejoi këtë. Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk marrim pjesë në projektin e Rrugës së Mëndafshit të Ri të Kinës. Dhe ne nuk e lejojmë Rusinë të ushtrojë ndikim në Kosovë. BE-ja nuk duhet ta qetësojë Serbinë. E kuptoj që BE-ja dëshiron ta ndajë Serbinë nga Rusia. Por, kjo nuk guxon të bëhet në kurriz të Kosovës. Tani që Bosnja e Hercegovina është gjithashtu një vend kandidat, është koha që procesi i anëtarësimit në BE të hapet edhe për Kosovën. Ne jemi më përpara se shumë të tjerë, për shembull kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit apo mbrojtjen e pakicave. Pra, ne meritojmë të jemi pjesë e procesit të anëtarësimit. Të hënën në Hagë fillon gjykimi i paraardhësit tuaj Hashim Thaçi. Atje ai akuzohet për krime lufte së bashku me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën? Vjosa Osmani-Sadriu: Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës franceze në Kosovë, z. Olivier Guérot. Temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit. Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani. Në këtë drejtim, Presidentja foli mbi diskutimin me Presidentin Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët. Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën tek samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Guérot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të think-tankut, Friends of Europe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të think-tankut Friends of Europe me seli në Bruksel, i cili promovon politikat për një Evropë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të barabartë. Në takim, Presidentja Osmani u informua mbi programin e Friends of Europe për fuqizimin ekonomik të grave, në kuadër të së cilit po punojnë intensivisht me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës. Ky program, ka për synim krijimin e një sistemi të ri të politikbërjes që fuqizon gratë dhe vajzat. Presidentja Osmani përgëzoi përfaqësuesit e think-tankut për programin e tyre duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në këtë drejtim dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.