Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Presidentja Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ka uruar Presidentin Erdoğan, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.