Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Omani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Japonisë. Në vazhdë të takimit paraprak të Presidentes Osmani me autoritetet japoneze, takimi u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit arsimor përmes partneritetit në mes të universiteteve në Kosovë dhe atyre në Japoni.
Ky bashkëpunim do t’i zgjerojë mundësitë për arsimim të studentëve kosovarë e japonezë në të dy vendet respektive, me theks të veçantë në fushat e teknologjisë dhe fushave të tjera, si dhe do t’i lehtësojë hulumtimet akademike në mes të anëtarëve të fakulteteve dhe hulumtuesve nga të dy shtetet.
Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar z. Yamanaka për mbështetjen e deritashme japoneze, duke theksuar nevojën e vazhdimin të koordinimit të ngushtë me Japoninë për përkrahjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR