Presidentja Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë pranon telegram urimi nga Presidenti Begaj: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. “Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti Begaj në telegramin e urimit.    Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti Begaj:

Presidenti Macron uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë: Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Në letrën e urimit dërguar Presidentes Osmani, Presidenti Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian.   Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti Macron:

Presidentja Osmani pranon telegram urimi nga Presidenti Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Presidenti Steinmeier ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane.   Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier:

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, dr.Wolfgang Schwinger dhe dr. Emir Haxhija

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, me motivacion për angazhimin e palëkundur në funksion të shëndetit të pacientëve, shpirtit human dhe kontributin e shquar profesional në fushën e pediatrisë dhe hemato-onkologjisë pediatrike, mjekët nga Austria, dr.Wolfgang Schwinger dhe dr. Emir Haxhija. Sipas Presidentes Osmani angazhimi i këtyre  profesionistëve shëndetësorë ka prekur jetën e fëmijëve që luftojnë me kancer dhe leukemi. “Si onkologë dhe hematologë, ata jo vetëm që kanë demonstruar profesionalizëm të jashtëzakonshëm mjekësor, por mbi të gjitha një humanizëm të pashoq ndaj pacientëve. Këta mjekë kanë dhënë kontribut të çmuar edhe për  kolegët e tyre Kosova, të cilët janë trajnuar në Grac të Austrisë”, ka potencuar Presidentja Osmani. Ndërkaq, dr. Schwinger dhe dr. Haxhija, kanë falënderuar Presidenten Osmani për dekorimin dhe kanë theksuar se ky nder është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin e mëtejmë në sferën profesionale dhe atë humane.

Presidenti Mattarella e uron Presidenten Osmani: Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. Në letrën e tij, Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e saj.   Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti Mattarella:

Presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi në 16 vjetorin e pavarësisë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegram urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III. Në letrën e tij, Mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes të shteteve tona, duke theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.   Në vijim, gjeni mesazhin e plotë të urimit nga Mbreti Charles III:

Presidenti Biden e uron Presidenten Osmani për ditën e pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr. Me këtë rast, Presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues. Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti Biden:  

Presidentja Osmani në Ditën e Komunitetit Ashkali priti një delegacion të subjekteve politike të këtij komuniteti

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Komunitetit Ashkali, ka pritur një delegacion të subjekteve politike të këtij komuniteti. Në takim me ta, Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e këtij komuniteti për kontributin për shtetndërtim dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën institucionale. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka ritheksuar nevojën që vajzat e gratë e komunitetit ashkali të jenë sa më shumë të përfshira në jetën publike dhe institucionale. Sipas Presidentes Osmani, komuniteti ashkali është një vlerë e shtuar për shoqërinë kosovare dhe njëkohësisht shpërfaqë traditën diverse kulturore dhe etnike të Kosovës.

Presidentja Osmani priti në takim ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Joachim Rücker

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Joachim Rücker, të cilin e ka falënderuar për kontributin para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë takim, z. Rücker u shoqërua edhe nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Duke vlerësuar rolin e tij përgjatë kësaj periudhe, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë me aleatë në funksion të avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që krahas  partnerëve ndërkombëtarë t`i adresojnë sfidat dhe t`i arrijnë objektivat e përbashkëta për zhvillim dhe stabilitet në Kosovë e rajon. Nga ana tjetër, z.Rücker ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Fjalimi i Presidentes Osmani me rastin e Ditës Kombëtare të Japonisë, Ditëlindjes së Perandorit Naruhito, si dhe 15 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Japoni

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës Sh.S.  Dr. Vjosa Osmani Sadriu me rastin e ditëlindjes së perandorit   Zoti Kryeministër Kurti, Zoti Ambasador Mizuuchi, Deputetë te Kuvendit, Ministra, Kryetarë te komunave, Shkëlqesi Ambasadorë, Të nderuar të ftuar,   Është një nder i vërtetë të qëndroj këtu sot mes miqsh, mes kaq shumë personaliteteve që e mbajnë Kosovën dhe Japoninë kaq afër zemrës së tyre. Ne jemi këtu për t’i shprehur urimet tona më të përzemërta Lartmadhërisë së Tij Perandorit Naruhito dhe popullit të Japonisë, duke shprehur shpresat tona për prosperitet dhe shëndet të tyre të qëndrueshëm dhe të mirë. Duke bërë këtë, ne ndalojmë për një moment për të festuar vetë Japoninë – një komb që ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm nëpër analet e historisë, duke ruajtur traditat që i kanë rezistuar provës së kohës. Por më e rëndësishmja, ne nderojmë njerëzit e saj. Është elasticiteti dhe forca e tyre që mishëron vërtet shpirtin e kombit japonez. E dini, pavarësisht distancës mes nesh, janë aspiratat tona të përbashkëta, përkushtimi ynë ndaj partneritetit tonë dhe përpjekjet tona për të ndërtuar një botë ku paqja dhe vlerat demokratike udhëheqin rrugën, ato që na afrojnë vërtetë. Vizita ime në Japoni, mbi dy vjet më parë, nënvizoi angazhimin e përbashkët të të dy vendeve tona për të vazhduar punën bashkërisht për të forcuar partneritetin tonë. Një partneritet që është i rrënjosur në vlerat që janë shtylla kurrizore e shoqërive tona – puna e palodhur, rëndësia e familjes dhe traditës dhe rëndësia e lirisë dhe demokracisë. Dhe, mund të jetë vetëm përmes dashurisë sonë të përbashkët për Xhudon, ku miqësia jonë shkëlqen më së miri, edhe pse ndonjëherë, ne i gjejmë vendet tona në rivalitet miqësor. Por siç e thotë shprehja, “Vetëm kur Japonia përballet me Kosovën, humbet në xhudo”. Zonja dhe zoterinj, Në ditët më të vështira të Kosovës, Japonia na qëndroi pranë, duke na ofruar mbështetje që është ngulitur në zemrën e çdo qytetari të Republikës sonë. Të ndërtojë vendin tonë bashkë me ne. Dhe tani, me investimet japoneze në Kosovë në rritje, me të rinjtë tanë që kanë mundësinë të studiojnë në Japoni, me bashkëpunimin në art, muzikë dhe kulturë ndër të tjera, dhe me bashkëpunimin tonë të fuqishëm në skenën ndërkombëtare – ne po ndërtojmë ura – reale , lidhje të qëndrueshme mes popujve tanë. Vetëm dje, po i thoja ambasadorit, ne jemi të gjithë në vazhdim të punës së bashku për të forcuar themelet e aleancës sonë dhe për të hapur shtigje të reja për bashkëpunim. Zoti Ambasador, Kosova mbetet mike e Japonisë, Kosova mbetet partneri juaj i besueshëm dhe aleati juaj demokratik. Ju mund të vazhdoni të mbështeteni tek ne për të forcuar më tej partneritetin tonë dhe për ta çuar bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Pra, edhe një herë, nga të gjithë ne këtu në Kosovë, i dërgojmë urimet tona më të ngrohta Japonisë për ditëlindjen e perandorit. Tani, të gjithë e dini se më pëlqen të studioj gjuhë të huaja, por akoma jo edhe gjuhën japoneze për fat të keq. Por unë kam sot me vete Bunën 13-vjeçare, e cila është këtu me mua për të më mësuar pak gjuhën japoneze. Ajo ka mësuar për një kohë të gjatë për shkak të dashurisë së saj për Japoninë. Kështu që më lejoni ta provoj këtë. “Ten no heika no, Otanjobi Omedeto Gozaimasu”, që do të thotë Urime për ditëlindjen e Lartmadhërisë së Tij, Perandorit.   Faleminderit. Arigatō. 

This site is registered on wpml.org as a development site.