DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Joachim Rücker

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Joachim Rücker, të cilin e ka falënderuar për kontributin para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë takim, z. Rücker u shoqërua edhe nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Duke vlerësuar rolin e tij përgjatë kësaj periudhe, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë me aleatë në funksion të avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që krahas  partnerëve ndërkombëtarë t`i adresojnë sfidat dhe t`i arrijnë objektivat e përbashkëta për zhvillim dhe stabilitet në Kosovë e rajon.

Nga ana tjetër, z.Rücker ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.