presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Osmani me rastin e Ditës Kombëtare të Japonisë, Ditëlindjes së Perandorit Naruhito, si dhe 15 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Japoni

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës

Sh.S.  Dr. Vjosa Osmani Sadriu

me rastin e ditëlindjes së perandorit

 

Zoti Kryeministër Kurti,

Zoti Ambasador Mizuuchi,

Deputetë te Kuvendit,

Ministra,

Kryetarë te komunave,

Shkëlqesi Ambasadorë,

Të nderuar të ftuar,

 

Është një nder i vërtetë të qëndroj këtu sot mes miqsh, mes kaq shumë personaliteteve që e mbajnë Kosovën dhe Japoninë kaq afër zemrës së tyre.

Ne jemi këtu për t’i shprehur urimet tona më të përzemërta Lartmadhërisë së Tij Perandorit Naruhito dhe popullit të Japonisë, duke shprehur shpresat tona për prosperitet dhe shëndet të tyre të qëndrueshëm dhe të mirë.

Duke bërë këtë, ne ndalojmë për një moment për të festuar vetë Japoninë – një komb që ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm nëpër analet e historisë, duke ruajtur traditat që i kanë rezistuar provës së kohës. Por më e rëndësishmja, ne nderojmë njerëzit e saj. Është elasticiteti dhe forca e tyre që mishëron vërtet shpirtin e kombit japonez.

E dini, pavarësisht distancës mes nesh, janë aspiratat tona të përbashkëta, përkushtimi ynë ndaj partneritetit tonë dhe përpjekjet tona për të ndërtuar një botë ku paqja dhe vlerat demokratike udhëheqin rrugën, ato që na afrojnë vërtetë.

Vizita ime në Japoni, mbi dy vjet më parë, nënvizoi angazhimin e përbashkët të të dy vendeve tona për të vazhduar punën bashkërisht për të forcuar partneritetin tonë. Një partneritet që është i rrënjosur në vlerat që janë shtylla kurrizore e shoqërive tona – puna e palodhur, rëndësia e familjes dhe traditës dhe rëndësia e lirisë dhe demokracisë.

Dhe, mund të jetë vetëm përmes dashurisë sonë të përbashkët për Xhudon, ku miqësia jonë shkëlqen më së miri, edhe pse ndonjëherë, ne i gjejmë vendet tona në rivalitet miqësor. Por siç e thotë shprehja, “Vetëm kur Japonia përballet me Kosovën, humbet në xhudo”.

Zonja dhe zoterinj,

Në ditët më të vështira të Kosovës, Japonia na qëndroi pranë, duke na ofruar mbështetje që është ngulitur në zemrën e çdo qytetari të Republikës sonë. Të ndërtojë vendin tonë bashkë me ne.

Dhe tani, me investimet japoneze në Kosovë në rritje, me të rinjtë tanë që kanë mundësinë të studiojnë në Japoni, me bashkëpunimin në art, muzikë dhe kulturë ndër të tjera, dhe me bashkëpunimin tonë të fuqishëm në skenën ndërkombëtare – ne po ndërtojmë ura – reale , lidhje të qëndrueshme mes popujve tanë.

Vetëm dje, po i thoja ambasadorit, ne jemi të gjithë në vazhdim të punës së bashku për të forcuar themelet e aleancës sonë dhe për të hapur shtigje të reja për bashkëpunim.

Zoti Ambasador, Kosova mbetet mike e Japonisë, Kosova mbetet partneri juaj i besueshëm dhe aleati juaj demokratik. Ju mund të vazhdoni të mbështeteni tek ne për të forcuar më tej partneritetin tonë dhe për ta çuar bashkëpunimin tonë në lartësi të reja.

Pra, edhe një herë, nga të gjithë ne këtu në Kosovë, i dërgojmë urimet tona më të ngrohta Japonisë për ditëlindjen e perandorit.

Tani, të gjithë e dini se më pëlqen të studioj gjuhë të huaja, por akoma jo edhe gjuhën japoneze për fat të keq. Por unë kam sot me vete Bunën 13-vjeçare, e cila është këtu me mua për të më mësuar pak gjuhën japoneze. Ajo ka mësuar për një kohë të gjatë për shkak të dashurisë së saj për Japoninë.

Kështu që më lejoni ta provoj këtë. “Ten no heika no, Otanjobi Omedeto Gozaimasu”, që do të thotë Urime për ditëlindjen e Lartmadhërisë së Tij, Perandorit.

 

Faleminderit.

Arigatō.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.