Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Komunitetit Ashkali, ka pritur një delegacion të subjekteve politike të këtij komuniteti.
Në takim me ta, Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e këtij komuniteti për kontributin për shtetndërtim dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën institucionale.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka ritheksuar nevojën që vajzat e gratë e komunitetit ashkali të jenë sa më shumë të përfshira në jetën publike dhe institucionale.
Sipas Presidentes Osmani, komuniteti ashkali është një vlerë e shtuar për shoqërinë kosovare dhe njëkohësisht shpërfaqë traditën diverse kulturore dhe etnike të Kosovës.
