Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në konferencë për media
Presidentja Osmani: Kosova për herë të parë në histori, në Lojërat Paralimpike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar sot flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi. “Kosova për herë të parë në histori, në Lojërat Paralimpike! Nder i veçantë që sot ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi, i cili do t’i bartë ngjyrat e Kosovës në mesin e 183 shteteve nga mbarë bota në Paris 2024! “, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Në takim, Presidentja Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë. Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.
Presidentja Osmani priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ambasadorin Boris Ruge. Presidentja Osmani ka përsëritur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë. Në takim u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, me ç’rast, Presidentja Osmani ka përsëritur se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës. Tutje, Presidentja Osmani e uroi z. Ruge për samitin e suksesshëm të NATO-s në Washington D.C., ku Republika e Kosovës u përfshi për herë të parë në një sërë aktivitetesh në kuadër të samitit, me ftesë të Presidentit Biden dhe Sekretarit Blinken, e ku u riafirmua uniteti transatlantik dhe mbështetja e përbashkët për Ukrainën.
Intervista e djeshme e Presidentes Vjosa Osmani për Radio Evropa e Lirë, shërbimi në gjuhën angleze

Presidentja Osmani në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare priti një grup albanologësh nga mbarë bota

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, ka pritur sot një grup albanologësh nga mbarë bota. “Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë. Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.
Presidentja Osmani shpallë datën 9 shkurt 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare për Kuvendin e Kosovës

Presidentja Osmani shpallë datën 9 shkurt 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare për Kuvendin e Kosovës
Presidentja Osmani mori pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë. Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: Zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë. Vendi ku Nëna jonë Terezë, nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm, në ditë si kjo sot e dëshmon më së miri kuptimin e plotë të bujarisë e çiltërsisë. Në prezencë të qytetarëve të shumtë, kremtuam festën e Zojës së Madhe, e cila ndërthurë dashurinë, dhembshurinë dhe paqen, vlera këto për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Shën Tereza. Faleminderit nga zemra!
Presidentja Osmani vizitoi komunën e Vitisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Vitisë, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari Sokol Haliti. Më pas Presidentja Osmani merr pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë. “Në Vitinë e mikpritjes, traditës dhe harmonisë! Faleminderit, Kryetar Sokol Haliti, për pritjen dhe diskutimin e sotëm!”, ka shkruar Presidentja Osmani.