Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Vitisë, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari Sokol Haliti.
Më pas Presidentja Osmani merr pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.
“Në Vitinë e mikpritjes, traditës dhe harmonisë! Faleminderit, Kryetar Sokol Haliti, për pritjen dhe diskutimin e sotëm!”, ka shkruar Presidentja Osmani.