Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Zemrat e hapura e fytyrat e buzëqeshura sot në Letnicë e shndërruan atë në vatër të mikpritjes e dashamirësisë. Vendi ku Nëna jonë Terezë, nisi rrugëtimin e saj në shërbimin e përjetshëm, në ditë si kjo sot e dëshmon më së miri kuptimin e plotë të bujarisë e çiltërsisë.
Në prezencë të qytetarëve të shumtë, kremtuam festën e Zojës së Madhe, e cila ndërthurë dashurinë, dhembshurinë dhe paqen, vlera këto për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Shën Tereza.
Faleminderit nga zemra!
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR