Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, ka pritur sot një grup albanologësh nga mbarë bota.
“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, ka shkruar Presidentja Osmani.