Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar sot flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi.
“Kosova për herë të parë në histori, në Lojërat Paralimpike!
Nder i veçantë që sot ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës para-atletit Grevist Bytyçi, i cili do t’i bartë ngjyrat e Kosovës në mesin e 183 shteteve nga mbarë bota në Paris 2024! “, ka shkruar Presidentja Osmani.