Republika Çeke vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, sot mori një letër nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, z. Karel Schwarzemberg, me të cilën ai e njofton Presidentin Sejdiu për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën

I nderuari z. Feith,Të nderuar anëtarë të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën dhe vëzhgues nga BE-ja dhe NATO-ja,
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti znj. Rosmari Di Carlo, zëvendësndihmëssekretare amerikane e Shtetit

“Republika e Kosovës do t’u jetë përgjithmonë mirënjohëse Sheteve të Bashkuara të Amerikës për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në procesin e gjatë dhe të vështirë të çlirimit dhe të pavarësimit të vendit tonë”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me znj. Rozmeary DiCarlo, zëvendësndihmëssekretare amerikane e Shtetit.
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Komisionit të Mbrojtjes të Asamblesë Kombëtare të Francës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Komisionit të Mbrojtjes të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga z. Jean-Louis Bernard, i cili shoqërohej nga deputetët e kësaj asambleje, z. Jean-Claude Beaulieu, z. Jaques Desallangre, z. Francis Hillmeyer dhe z. Michel Grall. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Delphine Borione.
Presidenti Sejdiu priti z. Gilles Pernet, drejtor politik në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës

“Republika e Kosovës dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e tjera, pra edhe me vendet e rajonit, në mënyrë që si shtete të pavarura të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Gilles Pernet, drejtor politik në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës.
Presidenti Sejdiu bën thirrje për ndërprejen e grevës së urisë nga të burgosurit në Burgun e Dubravës

Duke u bazuar në kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Amnistinë.
Presidenti Sejdiu u takua të premten në Nju-Jork me Ban Ki-munin

Nju-Jork/Prishtinë, 20 qershor 2008. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, pati sot (e premte) pasdite një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki-mun.
Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu para këshillit të sigurimit të OKB-së

I nderuari z. President, kam kënaqësinë që të paraqitem para Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për situatën në vendin tim, Republikën e Kosovës.
Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e nëntë misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

Duke u bazuar në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, si dhe pas konsultimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka dekretuar themelimin e institucioneve diplomatike në:
Daniel Fried uroi Presidentin Sejdiu

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Evroazisë, z. Daniel Fried i ka telefonuar Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut, të cilit ia uroi hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.