Presidenti Sejdiu priti z. Lamberto Zannier, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot z. Lamberto Zannier-in, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, me të cilin bisedoi për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këtij misioni.
Kumtesë për media

Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Kosovës me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës.
Sierra Leone
Komente të Presidentit Fatmir Sejdiu për rezultatet e Konferencës së donatorëve

Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë vende nga Evropa dhe bota kanë zotuar sot shuma të konsiderueshme për Kosovën gjatë konferencës së donatorëve që u mbajt në Bruksel.
Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hyseni do të takohen edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice

Më 18. VII. 2008, gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Kryeministri, z. Hashim Thaçi, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Skënder Hyseni, do të takohen edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Condoleezza Rice.
Presidenti Bush pret në vizitë Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi

Sipas njoftimit të sotëm të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, do të do të presë në vizitë Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë, më 21 korrik 2008.
Fjala e Presidentit të Kosovës Dr Fatmir Sejdiu në shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë

Institucionet e vendit do të punojnë me përkushtim që Kosova të zhvillohet dhe të ketë prosperitet të hovshëm në mënyrë që sa më parë të bëhet pjesë e barabartë e familjes së vendeve të zhvilluara evropiane.
Presidentit Sejdiu përshëndeti nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, përshëndeti nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia, duke e cilësuar këtë akt si një hap shumë domethënës në përpjekjet e vendeve të Evropës Juglindore për integrim të plotë në strukturat euroatlantike.
Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Turqi

Prishtinë, 3 korrik 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu duke u bazuar në Nenin 84, pika 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 5, pika 1 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, dhe pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, dekretoi sot themelimin e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në nivel ambasade në Republikën e Turqisë.
Mesazhi i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me rastin e 2 Korrikut, Ditës së miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka dhënë këtë mesazh me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. Më poshtë po e japim tekstin e këtij mesazhi: