DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Lamberto Zannier, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot z. Lamberto Zannier-in, përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, me të cilin bisedoi për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këtij misioni.

Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur pritjet dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj.“Ne e çmojmë rolin që OKB-ja ka pasur në Kosovë dhe dëshirojmë që edhe në këtë pjesë të tranzicionit të lehtë të kemi bashkëpunim të mirë, sepse kjo do të mundësonte shtrirje më efektive të misionit të ri ndërkombëtar në Kosovë, EULEX-it, po edhe ICO-së, të cilat do t’u ndihmojnë institucioneve të Kosovës për forcimin e rendit dhe të ligjit në të gjitha fushat e jetës”, – tha Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.