presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kumtesë për media

Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Kosovës me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës.

Shkëlqesisë së Tij, z. Nicolas Sarkozy,President i Republikës së Francës     I  nderuari President Sarkozy,    Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Kosovës me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës. Kjo datë e rëndësishme e historisë suaj i ka tejkaluar përmasat e një feste kombëtare franceze dhe është shndërruar në një simbol universal të përpjekjeve për lirinë e kombeve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjithë njerëzve, pa dallim etnie, race e besimi. Si e tillë, kjo festë Juaja është nderuar gjithmonë edhe në vendin tim, në Kosovë. Në këtë ditë kremteje, në emrin tim personal dhe në emër të popullit të Kosovës, Ju ripërsëris, z. President, zotimin tonë për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve tona mike.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës dhe besimit tim më të lartë.  Sinqerisht,Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.