Duke u bazuar në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, si dhe pas konsultimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka dekretuar themelimin e institucioneve diplomatike në:
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington D.C.)2. Mbretëria e Bashkuar (Londër)3. Republika e Francës (Paris)4. Republika Federale e Gjermanisë (Berlin)5. Republika e Italisë (Romë)6. Mbretëria e Belgjikës (Bruksel)7. Republika e Austrisë (Vjenë)8. Konfederata e Zvicrës (Bernë)9. Republika e Shqipërisë (Tiranë)Këto misione diplomatike do të vendosen në nivel ambasadash. Në këtë kuadër, udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që të zhvillojë procedura të mëtejshme për zbatimin e këtyre dekreteve, duke pasur parasysh bashkëpunimin me këto vende. Ndërkohë, Presidenti Sejdiu do të marrë vendim për themelimin e misioneve diplomatike edhe në vende të tjera.