Presidenti kërkon nga KQZ përgatitje sa më të mira për një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm

2 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot znj.Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe z.Xhemajl Peqani, kryeshef iSekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, me të cilët bisedoi për përgatitjen që po bëhen për zgjedhjet e sivjetme lokale.
Sejdiu inkurajon bizneset për të punësuar punëtorë të rinj

2 qershor. – Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka marrëpjesë sot në hapjen ePanairit Ndërkombëtar“Prishtina 2009”.
Presidenti Sejdiu mori pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës së re në Fushë-Kosovë

Fushë-Kosovë, 1 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, bashkë me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj dhe me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha morën pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.
Presidenti Sejdiu uron fëmijët për ditën e tyre

1 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu zhvilloi sot një varg aktivitetesh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Presidenti Sejdiu priti ambasadoren e Çekisë, znj Janina Hrebickova

1 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadoren e Republikës së Çekisë në Prishtinë, znj. Janina Hrebickova, të cilën e falënderoi për mbështetjen që Çekia, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, u ka dhënë institucioneve të vendit tonë gjatë këtyre muajve të mandatit udhëheqës çek.
Presidenti Sejdiu priti komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay

1 qershor. – “Prania e NATO-s në Kosovë ka qenë dhe mbetet faktor jashtëzakonishti rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në vendin tonë, por në tërë rajonin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me komandantin e KFOR-t, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Bullgarisë, Georgi Parvanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij bullgar, Georgi Parvanov, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen tragjike të 16 qytetarëve të Bullgarisë pas një aksidenti komunikacioni në Bakadjik të rajonit Yambol të këtij vendi.
Presidenti Sejdiu priti shefin e OSBE-së, në Kosovë, ambasadorin Werner Almhofer

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit të sotëm e informoi ambasadorin Almhofer për ecurinë e bisedimeve që po i zhvillon me partitë politike të vendit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2009, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen që OSBE-ja iu ka dhënë proceseve të përgjithshme në vendin tonë.
Presidenti Sejdiu nuk do të vizitojë nesër Maqedoninë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, më 13 maj 2009, mori ftesë për vizitë zyrtare njëditore nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikës së Kosovës më datë 13 maj 2009 .
Turkey to grant the status of a preferred trading partner to Kosovo