presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës së re në Fushë-Kosovë

Fushë-Kosovë, 1 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, bashkë me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj dhe me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha morën pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.

Presidenti Sejdiu duke iu uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle, shprehu besimin e tij se në ditët në vijim do të punohet shpejt për të pasur kushte më të mira për nxënësit, kushtet e punës së të cilëve kanë qenë jashtëzakonisht të rënduara në mungesë së lokalit.Ministria dhe Komuna, vijoi Presidenti, për aq sa do të jetë e mundur, do të bëjnë të gjitha veprimet që punët të kryhen në afat, në mënyrë që në vitin tjetër shkollor nxënësit ta kenë objektin e tyre me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.Pas vënies së gurthemelit, duke folur para të pranishmëve, Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj përpara, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. Për ne është me rëndësi që të bëjmë punë të mëdha brenda në vend dhe të mbajmë këtë partneritet të mirë të bashkëpunimit që kemi me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e BE-së dhe me vendet e tjera mike, tha ai.”Kosovës po i shtohen njohjet dhe do të ketë njohje të vazhdueshme. Është e rëndësishme që ky vit që kemi kapërcyer ka qenë vit i dëshmimit të mirë të Kosovës për  qëndrueshmërinë e saj si shtet sovran dhe në përmbushjen e asaj që mund të quhen pritje të brendshme të qytetarëve dhe natyrisht edhe të asaj që ne jemi zotuar që do ta zbatojmë në relacion thjesht të garancive ndërkombëtare që kemi dhënëedhe për pakicat në projektin Ahtisaari”, theksoi Presidenti Sejdiu.Për pak ditë, shtoi ai, do të kemi kremten e shënimit të njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kur besoj do të kemi mysafirë të rëndësishëm në Prishtinë. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për raportet me Maqedoninë pas mosshkuarjes së Presidentit Sejdiu për vizitë atje, Presidenti theksoi: “Nuk kemi denormalizim të marrëdhënieve. Mund të jenë sekuenca të caktuara për të cilat besoj se ekziston përgjigjja. Për ne është me rëndësi të vazhdojmë me qasjen tonë për marrëdhënie sa më të mira në kuptimin e zhvillimit dinamik në të gjitha relacionet dhe është e përbashkët e politikave evropiane që vendet fqinje të kenë raporte sa më të mira dhe sa i përket Kosovës ne do të jemi në këtë linjë”.Presidenti Sejdiu tha se mosshkuarja për vizitë në Shkup u bë pas shmangiesnga karakteri zyrtar i vizitës. Habitem, vijoi Presidenti, nga interpretimet jashtëasaj që është e faktuar. Po gjatë kësaj vizite në Fushë-Kosovë, Presidenti Sejdiu ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takimin e paralajmëruar me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.Paraprakisht, ai tha se do të konsultohet me kryetaren e Komisionit QendrorZgjedhor për të parë përgatitjet që janë bërë në nivelin teknik.

This site is registered on wpml.org as a development site.