presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu inkurajon bizneset për të punësuar punëtorë të rinj

2 qershor. – Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka marrëpjesë sot në hapjen ePanairit Ndërkombëtar“Prishtina 2009”.

Duke përgëzuar organizatorët dhe kompanitë pjesëmarrëse në panair, dr.Sejdiu kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të japin sugjerimete tyre në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset. “Na thoni çka të bëjmë më shpejt në pjesën e investimevemë të rëndësishme institucionale për të pasur biznese të mira, biznese tësigurta, kamata sa më të ulëta, oferta sa më të mëdha dhe qarkullim sa më tëmirë”, theksoi Presidenti. Presidenti Sejdiu i garantoi përfaqësuesit e bizneseve në këtë panair, se institucionet do të punojnë në sigurimin e asaj që do të jetë lëvizje e përhershme në kornizën legjislative për mbështetje të këtyre proceseve.”E keni garancinë e hapjes së mirë të Kosovës në partneritete të rëndësishmeme botën ekonomike, prej asaj që ne quajmë fqinjësi e parë e deri te mjediset e tjera, edhe të largëta qofshin”, vijoi Presidenti.Ai shprehu besimin e tij se panairi i ardhshëm dhe bashkëpunimet e tjera memekanizmat simotra do të jenë sa më të fuqishme dhe të bëhet në një rrafsh plus edhe për gjetjen e mundësive për punësim të njerëzve.Presidenti Sejdiu gjithashtu e ripërsëriti kërkesën për bizneset e regjistruara që të provojnë për të punësuar nga një punëtor plus. “Ky do të ishte një rast i mirë për të treguar atë që ju e keni në dellin tuaj shpirtëror”, theksoi Presidenti Sejdiu para pjesëmarrëseve të Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2009”.

This site is registered on wpml.org as a development site.