Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit të sotëm e informoi ambasadorin Almhofer për ecurinë e bisedimeve që po i zhvillon me partitë politike të vendit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2009, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen që OSBE-ja iu ka dhënë proceseve të përgjithshme në vendin tonë.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i bëri thirrje ambasadorit Almhofer që OSBE-ja të mbështesë dhe të vëzhgojë procesin zgjedhor i cili për herë të parë do të organizohet nga institucionet e Republikës së Kosovës.