presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Bullgarisë, Georgi Parvanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij bullgar, Georgi Parvanov, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen tragjike të 16 qytetarëve të Bullgarisë pas një aksidenti komunikacioni në Bakadjik të rajonit Yambol të këtij vendi.

Në vazhdim po e japim këtë telegram:Shkëlqesisë së tij, Georgi Parvanon,President i Republikës së BullgarisëJu shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e jetëve të njerëzve, për shkak të aksidentit në Bakadjik të rajonit Yambol. Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre Ju lutem, z. President, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë!Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! Me respektDr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.