Presidenti Sejdiu bisedoi me Presidentin Topi dhe me Kryeministrin Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu zhvilloi sot biseda telefonike me udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, të cilëve u shprehu shqetësimin e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përmbytjet e shkaktuara ditëve të fundit në disa rrethe të Shqipërisë.

Viti 2009 në këndvështrimin e Presidentit Sejdiu dhe pritshmëria për 2010-ën

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës se debatet rreth zgjedhjeve lokale të cilat karakterizuan fundin e vitit 2009, nuk e dëmtojnë qeverisjen në vend. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se në vitin që po vjen, Kosovën e presin shumë sfida, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, shtimin e njohjeve për Kosovën dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Sejdiu: Strukturat paralele duhet të shuhen menjëherë

– Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e EULEX-it, z. Ive de Kermabon dhe zëvendësshefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, z. Fletcher Burton, me të cilët diskutoi për veprimet e vazhdueshme të Serbisë, nëpërmjet strukturave paralele, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Fjala e Presidentit Sejdiu në manifestimin e organizuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të LDK-së‏

Gjatë 20 vitesh, tri shkronja, LDK, u bënë shenjë fryme e pune, sakrifice dhe përkushtimi e shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë; u bënë vlera mobilizuese dhe frymëzuese për të gjithë shqiptarët kudo që ishin; po kështu, këto tri shkronja u bënë shenjë njohjeje për botën demokratike – se ishte një vend dhe një popull që kërkonte të drejtën për të qenë pjesë e barabartë e botës së lirë dhe e qytetërimit evroperëndimor, të cili i përkiste përherë shpirtërisht dhe fizikisht

This site is registered on wpml.org as a development site.