presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uron për festën e Krishtlindjes Papa Benediktin XVI, Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe qytetarët e Kosovës.

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar urime Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të Kosovës. Po japim në vijim telegramet e urimit të Presidentit Sejdiu:

Shenjtërisë së Tij,Papa Benediktit XVIJu shkruaj që në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjes.Duke ju shfaqur edhe një herë falënderimin për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, ju lus, Shenjtëria Juaj, që ta keni parasysh kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës.Shenjtëria Juaj,Njohja e Republikës së Kosovës nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithë populli i Kosovës, i cili, si gjithmonë, është shembull i rrallë i bashkëjetesës, i harmonisë dhe i tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshmeNe në Kosovë lutemi që viti 2010, të cilin me dekret të veçantë e kam shpallur Vit të Nënës Terezë, bashkë me Katedralen me emrin e saj, që do ta hapim në Prishtinë, të na sjellë edhe bekimin e vendit tonë nga Ju Ati i Shenjtë dhe nga Selia Juaj  Urime dhe shëndet!*****I nderuari Dodë Gjergji,Ipeshkëv i Ipeshkvisë së KosovësMe rastin e Festës së Krishtlindjes, ju shpreh përgëzimet e mia më të përzemërta!Duke e çmuar angazhimin Tuaj të përhershëm për paqen, harmoninë dhe dashurinë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi, si dhe duke e vlerësuar lart përkushtimin e Kishës Katolike për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen më të ndritur të Kosovës, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme juve dhe gjithë besimtarëve katolikë të vendit.I bindur se fjala dhe predikimi Juaj i urtë do të japin mesazhe të fuqishme dashurie për të gjithë njerëzit vullnetmirë në vend, ju lus, I nderuar Ipeshkëv, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Për shumë mot!*****Mesazh i Presidentit Sejdiu me rastin e festës së KrishtlindjesPresidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u ka shprehur urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjes. Në mesazhin e Presidentit Sejdiu për Krishtlindjen thuhet:“Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinjJu shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Krishtlindjes, e cila simbolizon ditën e lindjes dhe të forcimit të besimit në Zotin. Krishtlindja është dita e paqes në mes Zotit dhe njerëzve, si dhe në mes popujve të mbarë botës.Për herë të dytë, Republika e Kosovës po e kremton këtë festë si shtet sovran dhe i pavarur. Falë Zotit, falë punës sonë të përbashkët dhe përkrahjes së përhershme të miqve tanë ndërkombëtarë, edhe këtë vit Kosova po e përmbyll me të arritura të mëdha. Kosova vazhdon të njihet nga shtete të ndryshme demokratike të botës, me shpresë se ky proces do të vazhdojë me ritme edhe më të larta në vitin në vijim. Edhe në planin e brendshëm, kemi shënuar progres të dukshëm në shumë fusha, duke vënë bazat e shëndosha të institucioneve me rëndësi parësore për funksionimin e shtetit, siç janë Forca e Sigurisë e Kosovës, Agjencia e Sigurisë e Kosovës, Gjykata Kushtetuese etj. Pra, Kosova po përmbyll një vit të suksesshëm të formësimit të institucioneve të saja shtetërore. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin, veçmas në fushë të sundimit të ligjit. Megjithatë, rezultatet e punës së përbashkët që po bëjnë institucionet tona të drejtësisë dhe ato të EULEX-it, që janë këtu me ftesën tonë, janë inkurajuese. Duke ju shprehur urimet më të sinqerta me rastin e Krishtlindjes, lus Zotin që ju dhe familjet tuaja të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni. Gjithashtu, urimet më të përzemërta ju shpreh edhe komandantëve dhe ushtarëve të KFOR-it/NATO-s, që punojnë natë e ditë për sigurinë e Kosovës, diplomatëve dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët do ta kremtojnë këtë ditë të shënuar këtu në Kosovë. Urime të gjithëve!Për shumë mot!

This site is registered on wpml.org as a development site.