presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dhe Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq vizituan Janjevën

Në kuadër të vizitës që po i bënë Kosovës, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq dhe Presidenti Sejdiu vizituan lokalitetin e Janjevës, ku jeton një numër i konsiderueshëm i komunitetit kroat.

Me këtë rast, Presidenti Mesiq pasi që përshëndeti qytetarët që kishin dalur për ta pritur, tha se këtu ndjehej si në shtëpi.”Njoh shumë Janjevas në Zagreb, dhe më vjen mirë që kemi rastin të bisedojmë edhe për problemet me të cilat ballafaqoheni, problemet mund t’i zgjedhim vetëm me bashkëpunimin tuaj me organet e pushtetit këtu në Kosovë, dhe deshirojmë që bashkëpunimi juaj me fqinjët të jetë i mirë, dhe gjithashtu bashkëpunimi juaj me institucionet e Kroacisë, e veçmas me ambasadën kroate në Kosovë të jetë i mirë”, theksoi Presidenti Mesiq.Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pasi që përshëndeti Janjevasit tha se ndjente kënaqësi të veçantë që në Kosovë kemi Presidentin Mesiq, për të cilin, sipas Presedentit Sejdiu, të gjithë e dinë sa ka kontribuar për Kosovën.“Ju dëshiroj juve një bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët që jeni bashkë me shekuj këtu,  do të keni mbështetjen e institucioneve të vendit duke ecur në procese të përbashkëta të zhvillimit të Kosovës demokratike, të zhvillimit të Kosovës së lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie”, theksoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq në mbrëmje, Presidenti Mesiq dhe Presidenti Sejdiu kanë pasur takim në Odën Ekonomike të Kosovës me përfaqësues të bizneseve të të dyja vendeve. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në mes Kroacisë dhe Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.