DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazh urimi i Presidentit Sejdiu me rastin e Krishtlindjes ortodokse

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ua ka shprehur urimet e tij më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë serbë dhe qytetarëve të vendit me rastin e Krishtlindjes ortodokse. Në vijim po e japim tekstin e këtij mesazhi:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinjJu shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse me dëshirën që këtë ditë të mirëkuptimit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin ta kaloni në paqe, në harmoni dhe në hare me familjet dhe me miqtë tuaj.Krishtlindja është dita e madhe e lindjes dhe e forcimit të besimit në Zotin. Ajo shënon ditën e paqes mes Zotit dhe njerëzimit, si dhe në mes njerëzve e popujve në mbarë botën.Uroj që kjo ditë e veçantë të nxisë edhe më shumë dashurinë në mes qytetarëve të vendit tonë, të cilët, pa dyshim, janë një shembull unikat i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm. Urime dhe me fat! Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu     

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.