DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të kryesuar nga z. Haralampije Haxhiristevski, kryetar dhe z. Qenan Idrizi, nënkryetar.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe z. Fadil Vokrri, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet sportistëve të të dyja vendeve, veçmas në futboll. Presidenti Sejdiu e vlerësoi mbështetjen që Federata e Futbollit e Maqedonisë po i jep FFK-së në përpjekjet e saj për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Po ashtu, ai pohoi se FFK-ja mund ta marrë si model të suksesshëm FFM-në në rrugën e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare të futbollit.Ndërkaq, z. Haxhiristevski ritheksoi zotimin e tij se si kryetar i FFM-së do të lobojë për FFK-në në asociacionet ndërkombëtare të futbollit, sidomos në UEFA dhe në FIFA.“Me Federatën e Futbollit të Kosovës ne kemi bashkëpunim shumë të mirë, ndaj nuk do të kursejmë asgjë që të japim ndihmën tonë për realizimin e aspiratave të FFK-së”, theksoi z. Haxhiristevski. Bashkëpunimin e frytshëm në mes dy federatave e vuri në pah edhe z. Fadil Vokrri, i cili theksoi se Federata e Futbollit e Maqedonisë vazhdimisht e ka përkrahur dhe po e përkrah FFK-në dhe futbollin e Kosovën në përgjithësi.

This site is registered on wpml.org as a development site.