Sejdiu: GJND-ja nuk mund të jetë kundër vullnetit të popullit të Kosovës për liri e pavarësi

“Nuk pranojmë kurrë që Kosova të hyjë në negociata për çështjen e statusit të saj, nuk pranojmë asnjëherë që territori i Kosovës të jetë në pazar, pra të bëhen shkëputje të territorit të Kosovës apo lojëra të tjera që Serbia do t’i iniciojë, nuk pranojmë që të cenohet integriteti i brendshëm unitar i Kosovës, të cilin e ka të definuar me Kushtetutë, por natyrisht nuk pranojmë as që dikush nga jashtë të jetë diktues i jetës sonë”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë vizitave që ua bëri sot Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe Gjykatës së Qarkut në Prizren.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 20 korrik 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 20 korrik 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të vizitojë Gjykatën e Qarkut në Pejë. Dita: E martë, 20 korrik 2010 Koha: 11:00 Vendi: Gjykata e Qarkut në Pejë * * * * * Presidenti Sejdiu do të vizitojë viziton Gjykatën e Qarkut në Prizren. Dita: E martë, 20 korrik 2010 Koha: 13:30 Vendi: Gjykata e Qarkut në Prizren
Presidenti Sejdiu përshëndeti mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Parteshit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e përshëndeti përmbylljen e suksesshme të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Parteshit.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Topi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 15 korrik 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 15 korrik 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu merr pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Azem Galicës. Dita: E enjte, 15 korrik 2010 Koha: 12:00 Vendi: Galicë, Vushtrri
Presidenti Sejdiu vizitoi komunën e Prishtinës dhe atë të Novobërdës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, vizitoi sot komunën e Prishtinës dhe komunën e Novobërdës, ku u prit nga udhëheqja komunale dhe diskutoi për zhvillimet aktuale në këto komuna dhe problemet që kanë ato njëkohësisht duke ju ofruar përkrahjen e nevojshme nga institucionet e nivelit qendror.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 14 korrik 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për datën 14 korrik 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu viziton komunën e Prishtinës dhe takohet me udhëheqjen e kësaj komune. Dita: E mërkurë, 14 korrik 2010 Koha:10:00 Vendi: Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria ******* Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu viziton komunën e Novobërdës. Dita: E mërkurë, 14 korrik 2010 Koha: 13:00 Vendi: Ndërtesa e komunës, Novobërdë
Fotolajm

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Drejtoreshën e Programit Evropian të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, znj. Sabine Freizer dhe zëvendësdrejtorin e Projektit për Ballkanin në GNK, z. Marko Prelec.
Presidenti Sejdiu uron presidentin Sarkozy me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Franceze

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presidentit të Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy, një telegram urimi me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Republikës Franceze.
Presidenti Sejdiu priti pilotin shqiptaro-amerikan Xhejms Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, priti sot pilotin shqiptaro-amerikan, me origjinë nga Kosova Xhejms Berisha, i cili është bërë i njohur për opinionin me misionin e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin amerikan.