Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, priti sot pilotin shqiptaro-amerikan, me origjinë nga Kosova Xhejms Berisha, i cili është bërë i njohur për opinionin me misionin e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin amerikan.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi misionin fisnik dhe kombëtar të z.Berisha, i cili nga ana e tij, e njoftoi presidentin se ka ndërmend ta vazhdojë misionin e tij me fluturimet në kontinentin e Afrikës me thirrjen “Njiheni pavarësinë e republikës së Kosovës”
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR