Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për datën 2 mars 2011

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për datën 2 mars 2011Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli pret në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Shqipëria të kryesuar nga z. Kreshnik Spahiu. P.S. Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. Dita: E mërkurë , 2 mars 2011Koha: 09:00Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101
Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.
Presidenti Pacolli priti një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari z.Kreshnik Spahiu.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi Presidentin Pacolli

Me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Kosovës, Presidenti Pacolli ka marrë një telegram urimi nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Presidenti Pacolli priti zëvendës – kryeministrin Hajredin Kuçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me z.Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e National Breakfast Prayer

Presidenti i Republikës së Kosovës priti sot në një takim një delegacion amerikan me përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit (“National Breakfast Prayer”), i cili përbëhej nga David Bizli, ish-guvernator i Karolinës Jugore, si dhe Mansuer Fatfat, Lary Ros e Brajan Palmieri.
Presidenti Pacolli u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.
Intervistë e Presidentit Pacolli në gazetën Express

Presidenti i ardhshëm zgjidhet direkt nga populli. Mandatin tim nuk do ta ndërpres për qejf të dikujt. Deri në fund të vitit do t’i sjellim Kosovës së paku 25 njohje. Gruaja ime nuk është ruse. Behgjet Pacolli, President i Kosovës, në një intervistë për Express, u përgjigjet të gjitha akuzave dhe dilemave rreth zgjedhjes së tij në krye të Shtetit.
Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.
Presidenti Pacolli u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Islam Lauka.