DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi Presidentin Pacolli

Me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Kosovës, Presidenti Pacolli ka marrë një telegram urimi nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava duke i uruar Presidentit Pacolli për zgjedhjen e Tij për President i Republikës së Kosovës, shprehu bindjen e tij se Presidenti Pacolli do të reflektojë unitetin e popullit të Kosovës, garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, si dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.“I nderuar President, duke ju uruar për mandatin e ri, lus Zotin që t’ju ndihmoj në realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kushtetuta e vendit, duke mos harruar përgjegjësinë para Zotit dhe popullit”,  theksoi më tej në letrën e tij Myftiu Tërnava. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, për përkrahjen dhe bashkëpunimin në realizimin e objektivave të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.