DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti zëvendës – kryeministrin Hajredin Kuçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me z.Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi e uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë shtetërore.

Presidenti Pacolli dhe zëvendëskryeministri Kuçi, gjatë takimit, u pajtuan për bashkërendimin e punëve të institucioneve të vendit, përpara sfidave të rëndësishme që e presin vendin në periudhën në vijim, siç janë bisedimet me Serbinë, sigurimi i njohjeve të reja, ndërmarrja e hapave për anëtarësimin e Kosovës në sa më shumë institucione ndërkombëtare, proceset e integrimit në institucionet euroatlantike e sfida të tjera.

Ata u pajtuan se të gjitha këto detyra dhe obligime që dalin para institucioneve të vendit mund të kapërcehen vetëm me bashkërendimin e plotë të punëve mes institucioneve në të gjitha nivelet.

This site is registered on wpml.org as a development site.