DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e “National Breakfast Prayer”

Presidenti i Republikës së Kosovës priti sot në një takim një delegacion amerikan me përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit (“National Breakfast Prayer”), i cili përbëhej nga David Bizli, ish-guvernator i Karolinës Jugore, si dhe Mansuer Fatfat, Lary Ros e Brajan Palmieri.

Presidenti Pacolli bisedoi me miqtë amerikanë për një varg temash. Ai i njoftoi ata me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me krijimin e institucioneve të reja dhe sfidat që i presin këto institucione si në planin e brendshëm ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. Ai theksoi se Kosova është një vend i vogël, por më shumë miq në botë, të cilët e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin vendin tonë në proceset e rëndësishme që ka përpara, sidomos në procesin e sigurimit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit në institucionet euroatlantike. Presidenti Pacolli në veçanti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë dhe po i jep popullit dhe institucioneve të Kosovës, një përkrahje kjo që çmohet shumë lart në vendin tonë.Nga ana e tij, z. Davi Bizli dhe anëtarët e tjerë të delegacionit e uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentit të Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punën e tij. Ata shpjeguan rëndësinë që kanë Lutjet e Mëngjesit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sqaruar mënyrën e organizimit të kësaj dite shumë të shënuar për amerikanët, si dhe theksuan se është shumë e nevojshme që të krijohen grupet e miqësisë mes dy vendeve. Në këtë plan, përfaqësuesit amerikanë shtruan nevojën e krijimit të një qendre të “National Breakfast Prayer” në vendin tonë, për çka morën përkrahjen e plotë të Presidentit Pacolli.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.