Pacolli: Franca është mike e madhe e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, zotin Jean François Fitou, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe miqësore.

Presidenti Behgjet Pacolli priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në vendin tonë, zonjën Songul Ozan, e cila e uroi për detyrën e re si dhe i dorëzoi urimin që Presidentit Pacolli ia ka dërguar Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

Presidenti Behgjet Pacolli heq dorë nga paga, ua jep atë familjeve skamnore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një vizite bërë dy familjeve në gjendje të rëndë materiale, njëra në Prishtinë e tjetra në fshatin Pojatishtë të Ferizajt, ka bërë të ditur se ai nuk do të marrë pagën e tij nga buxheti i Kosovës, por atë do t’ua japë familjeve në gjendje të rëndë materiale.

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 27 shkurt, e diel

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 27 shkurt, e dielPresidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli viziton familjen e Naim Bunjakut, rruga “Mustafë Hoxha”, afër Teatrit Dodona në Prishtinë.Dita:   E diel, 27 shkurtKoha: 15:00Vendi: Familja e Naim Bunjakut, rr. “Mustafë Hoxha”, afër Teatrit Dodona në Prishtinë*****Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli viziton familjen e Shaban Avdylit në fshatin Pojatishtë të Ferizajt.Dita:   E diel, 27 shkurtKoha: 16:00Vendi: Familja e Shaban Avdylit, fshati Pojatishtë, Ferizaj 

Presidenti Pacolli vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli qëndroi sot për vizitë në Mitrovicë. I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij, Presidenti Pacolli kaloi në këmbë urën, e cila që nga paslufta është kthyer në një simbol të ndarjes së qytetit, vizitoi zonën e njohur si “Tre Rrokaqiejt” pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe qëndroi për një kohë në shtëpinë e Ministrit Bajram Rexhepi në Suhadoll.

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 25 shkurt

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 25 shkurt   Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli pret shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac.   Dita: E premte, 25 shkurt Koha: 09:30 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës së Kosovës, C-101 ***   Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli pret Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj.   Dita: E premte, 25 shkurt Koha: 12:00 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës së Kosovës, C-101

This site is registered on wpml.org as a development site.