Presidenti Pacolli priti shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer

“OSBE ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në demokratizimin e vendit tonë”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Werner Almhofer.
Pacolli: Në Kosovë duhet të realizohen projekte që kanë efekt direkt në jetën e qytetarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për datën 9 mars 2011

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli shkon për ngushëllime në familjen e Leotrim Musliut.Dita: E mërkurë , 9 mars 2011Koha: 15:00Vendi: Fshati Uglar, Komuna Gjilan
Pacolli: Kosovarët dinë ti duan dhe ti respektojnë nënat dhe motrat e tyre

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, sot në Gjakovë organizoi një pritje dhe shtroi një drekë për gratë e Krushës, të Gjakovës dhe vendbanimeve të tjera të këtij rajoni.
Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 8 mars

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 8 mars Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 8 Marsit, organizon pritje për gratë e Krushës dhe të Gjakovës. Dita: E martë, 8 marsKoha: 15:00Vendi: Hoteli “Pashtrik”, Gjakovë
Pacolli: Austria ishte dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës

“Austria gjithmonë ka qenë mike e jona dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës. Kontributi i Austrisë për vendin tonë është shumë i madh dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Johann Brieger.
Presidenti Pacolli zonjën Osnat Lubranti, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim zonjën Osnat Lubranti, koordinatore e agjencive zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vendin tonë.
Presidenti Pacolli priti ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger, i cili uroi z.Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, si dhe i përcolli urimet e Presidentes së Konfederatës së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey.
Presidenti Pacolli uroi arsimtarët dhe veteranët e arsimit për Ditën e Mësuesit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti një grup të arsimtarëve dhe të veteranëve të arsimit.
Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, qëndroi sot për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.