DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli zonjën Osnat Lubranti, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim zonjën Osnat Lubranti, koordinatore e agjencive zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vendin tonë.

“Kosova duhet të ketë një plan afatmesëm të zhvillimit”, theksoi zonja Lubranti, duke shtuar se sfidat më të mëdha të vendit mbetet kontigjenti i madh i të rinjve të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, si dhe shkalla e lartë e papunësisë. Si koordinatore e agjencive për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, ajo tha se kanë hartuar një plan pesëvjeçar të zhvillimit të Kosovës, në koordinim me të gjitha institucionet e vendit.Duke u shprehur e kënaqur me ndihmën e dhënë deri tash dhe sidomos me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, zonja Lubranti tha se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Presidenti i Republikës, z.Behgjet Pacolli, pasi falënderoi zonjën Lubranti për ndihmën që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën organizatat që ajo përfaqëson, theksoi një varg prioritetesh të institucioneve të vendit, në drejtim të sigurimit të zhvillimit sa më të shpejtë ekonomik dhe kapërcimit të gjendjes së tanishme.Ai foli për hapat e domosdoshëm që duhet ndjekur në reformën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se vetëm një rritje ekonomike prej 5-6 për qind gjatë këtij viti do të ishte një garanci e zhvillimit dhe e gjenerimit të vendeve të reja të punës. Presidenti Pacolli gjithashtu theksoi edhe domosdoshmërinë e reformave në fushën e drejtësisë, të shëndetësisë e fusha të tjera, ku duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.